“Ka pasur oferta”, De Jong flet për interesin e klubeve të Ligës Premier

- Bota Sot

“Ka pasur oferta”, De Jong flet për interesin e klubeve të Ligës Premier

Frenkie de Jong ka zbuluar se është i lumtur në Barcelonë dhe nuk ka ndërmend të transferohet në Ligën Premier pavarësisht se ka marrë oferta para se të nënshkruante një zgjatje të kontratës.

Mesfushori holandez ka folur së fundmi për të kaluarën, tashmen dhe të ardhmen e tij.

“Liga Premier? Nuk mendoj kështu. Ka pasur oferta, por jam i lumtur te Barça”, ka thënë fillimisht De Jong.

“Liga Premier është liga më e mirë tani, ashtu siç ishte La Liga rreth dhjetë vjet më parë. Por kjo nuk do të thotë që duhet të luash atje për të treguar se je një lojtar i shkëlqyer”, përfundoi holandezi.

Ndryshe, De Jong i dha fund spekulimeve mbi të ardhmen e tij duke nënshkruar një kontratë të re muajin e kaluar deri në vitin 2029, duke zgjatur kështu qëndrimin e tij te Barça.

Ai ka qenë po aq ndikues sa kurrë më parë këtë sezon, duke performuar në kulmin e fuqisë së tij për skuadrën e Hansi Flick.



Read it all at Bota Sot