Granit Xhaka befason me deklaratë: Nëse përfundojmë me finale në Prishtinë...

- Bota Sot

Granit Xhaka befason me deklaratë: Nëse përfundojmë me finale në Prishtinë...

Të gjithë janë në pritje të përballjes mes kombëtares së Kosovës dhe Zvicrës, në kuadër të xhiros së fundit të Grupit B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.

Paraprakisht, Zvicra luan me Suedinë dhe Kosova në konak të Sllovenisë (15 nëntor).

A do të kemi një finale (18 nëntor) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë mes Kosovës dhe Zvicrës, gjithçka varet nga ndeshjet paraprake. 

Në rast se Kosova fiton në Slloveni e Zvicra barazon me Suedinë, padyshim se do të jetë finale në Prishtinë për vendin e parë dhe për të siguruar biletën direkt në Kampionatin Botëror.

Në rast se fiton Zvicra, Kosova duhet të mendoj vetëm për vend të dytë, për të cilën pozitë i mjafton një pikë në Lubjanë.

Granit Xhaka synon biletën e Kampionatit Botëror që të shtunën ndaj Suedisë.

“Nëse e kryejmë punën tonë me Suedinë, nuk do të vijë tek ajo.

Dhe nëse përfundojmë me finale në Prishtinë, atëherë le të jetë kështu. Ne do ta pranojmë situatën.

Nuk do të jetë hera e parë që garojmë atje”, tha Xhaka për mediumin zviceran "Blick"..



Read it all at Bota Sot