Juventusi ka filluar të planifikojë të ardhmen, duke pasur vëmendjen si tek merkatoja e janarit ashtu edhe tek ajo e verës.
Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, një nga emrat që pëlqehet më shumë nga drejtuesit bardhezi është ai i portierit francez Mike Maignan.
Maignan, që aktualisht është pjesë e Milanit, ka kontratë deri në fund të sezonit dhe bisedimet për rinovimin janë ndalur.
Kjo situatë e bën 30-vjeçarin një mundësi të madhe për klubet e interesuara: që nga janari ai do të jetë i lirë të nënshkruajë me çdo skuadër që dëshiron, për t’u larguar nga Milano në fund të sezonit.
Megjithatë, “Magic Mike” nuk është në radar vetëm të Juventusit, edhe klube nga Premier League, veçanërisht Chelsea, janë në garë për shërbimet e tij. Për këtë arsye, gardiani francez pritet të kërkojë një pagë të lartë në marrëveshjen e tij të ardhshme.