Derbi Inter - Milan, ekipet në “luftë” me kohën për kthimet e lojtarëve nga Kombëtaret

- Bota Sot

Derbi Inter - Milan, ekipet në “luftë” me kohën për kthimet e lojtarëve nga Kombëtaret

Pas pushimit të kombëtareve, të dielën më 23 nëntor, Milano do të ndalojë frymën për derbin e zjarrtë mes Interit dhe Milanit.

Të dyja skuadrat kanë nisur tashmë përgatitjet, ndërsa “La Gazzetta dello Sport” ka analizuar datat e kthimit të futbollistëve që janë aktualisht të angazhuar me përfaqësueset e tyre.

Në letër, Milani duket disi më i favorizuar, pasi shumica e lojtarëve të tij do të kthehen më herët në dispozicion të Piolit, ndërsa edhe Interi mund të buzëqeshë falë kthimit të shpejtë të kapitenit Lautaro Martínez.

Inter - Kthimet nga kombëtaret:

Të martën: Barella, Bastoni, Dimarco, Esposito, Frattesi, Lautaro Martínez

Të mërkurën: Sucic, Dumfries, Zielinski

Të enjten: Akanji, Calhanoglu

Programi i stërvitjeve të Interit:

E mërkurë: seancë pasdite

E enjte: stërvitje paradite

E premte: stërvitje paradite

E shtunë & e diel: pushim

E hënë (17 nëntor): pushim

E martë (18 nëntor): stërvitje pasdite

E mërkurë (19 nëntor): stërvitje paradite

E enjte (20 nëntor): stërvitje paradite

E premte (21 nëntor): stërvitje paradite

E shtunë (22 nëntor): stërvitje përfundimtare paradite

MILAN

Kthimet nga kombëtaret:

Të martën: Maignan, Nkunku, Gabbia, Ricci, Pavlović, Leão

Të mërkurën: Modrić, Odogu

Të enjten: Saelemaekers, De Ëinter, Athekame, Bartesaghi

Programi i stërvitjeve të Milanit:

E mërkurë & e enjte: stërvitje paradite

E premte: miqësore kundër Virtus Entella

E shtunë & e diel: pushim

E hënë (17 nëntor): pushim

E martë (18 nëntor): stërvitje pasdite

E mërkurë (19 nëntor): stërvitje paradite

E enjte (20 nëntor): stërvitje paradite

E premte (21 nëntor): stërvitje paradite

E shtunë (22 nëntor): stërvitje e fundit para derbit



Read it all at Bota Sot