Maqedonia në futboll do të luajë nesër (ora 18:00) një ndeshje miqësore kundër Letonisë, përpara takimit të fundit të këtij cikli kualifikues, një ndeshje si mysafir kundër Uellsit në Kardif.
Trajneri Blagoja Milevski tha se nuk do të ketë kalkulime, kur luan për ekipin kombëtar jep gjithmonë më të mirën nga vetja.
“Nuk ka nevojë të bëjmë llogaritje ose të kursejmë, sepse kemi kohë të mjaftueshme për të pushuar para ndeshjes kundër Uellsit në Cardiff.
Do të përpiqemi të provojmë disa opsione të ndryshme, si taktikisht ashtu edhe për të parë gjendjen fizike të të gjithë lojtarëve.
Letonia është një ekip cilësor dhe fitorja është gjithmonë në mendjen tonë. Çdo ndeshje është e rëndësishme.
Në këtë ndeshje, dua të shoh pamjen më të gjerë të Maqedonisë, duhet të mendojmë për të ardhmen.
Ne gjithmonë e vëmë theksin te ekipi dhe kështu do të jetë edhe në këto ndeshje”, tha trajneri Blagoja Milevski.
Federata e Futbollit e Maqedonisë ka vendosur të sigurojë hyrje falas në tribunat e Arenës Kombëtare për ndeshjen miqësore me Letoninë, në shenjë mirënjohjeje për tifozët për mbështetjen që kanë dhënë në këtë cikël kualifikues.