Lajme të mira për Juventusin dhe Spaletin

- Bota Sot

Lajme të mira për Juventusin dhe Spaletin

Pas javësh emergjencash në prapavijë, Juventusi po rikuperon dy lojtarë kyç: Lloid Kelli dhe Huan Kabal janë pranë rikthimit. Të dy kanë lënë pas problemet fizike dhe pritet t’i bashkohen grupit brenda javës.

Dy rikthime që i japin frymëmarrje skuadrës dhe hapin rrugën për ndryshime të mundshme taktike.

Me rikthimin e tyre, Spaletti mund të kalojë në mbrojtje me katër, modul që i përshtatet më mirë filozofisë së tij të lojës me ndërtim nga poshtë dhe presion të lartë.

Kjo do të lejonte gjithashtu rikthimin e Teun Kopmeiners në rolin e tij natyral në mesfushë, pasi holandezi është përdorur së fundmi si mbrojtës i majtë për mungesë alternativash.

Për Juventusin, që kërkon stabilitet dhe më shumë zgjidhje në prapavijë, rikthimi i Kellit dhe Kabal është oksigjen i pastër. Spaleti fiton opsione, ekipi fiton ekuilibër, dhe projekti i ri bardhezi mund të nisë më në fund me bazat e duhura.



Read it all at Bota Sot