Tefik Çanga përgatitet për Suharekën

- Bota Sot

Tefik Çanga përgatitet për Suharekën

Skuadra e futbollit Tefik Çanga nga Tërni, ka një ecuri të mirë si debutues në Ligën e Parë të Kosovës.

Padyshim vlerësohet si skuadra që ka shkaktuar befasitë më të mëdha në këtë rang të garave me kryetrajnerin Sherif Topalli.

Të dielën e fundjavës do të ndeshen me FC Suhareka-23, në kuadër të javës së 17-të..

Ndeshja luhet në Ferizaj duke filluar në orën 13.00.

Tefik Çanga renditet në vend të tetë me 26 pikë e Suhareka në të dhjetin me 21 sosh.



Read it all at Bota Sot