Selektori i Anglisë ia bën me dije Serbisë

- Bota Sot

Selektori i Anglisë ia bën me dije Serbisë

Selektori i Anglisë, Thomas Tuchel, ka theksuar rëndësinë e përkushtimit dhe krenarisë për të veshur fanellën e kombëtares, ndërsa “Tre Luanët” vazhdojnë përgatitjet për Botërorin.

Edhe pse Anglia e ka siguruar kualifikimin me dy ndeshje para përfundimit, trajneri gjerman nuk pritet të bëjë asnjë ulje ritmi për përballjet ndaj Serbisë dhe më pas ndaj Shqipërisë.

Strategu i njohur theksoi se do të japin maksimumin dhe s’do të ketë më eksperimente:

“Nuk mu duk se po eksperimentonim në dy grumbullimet e fundit, dhe nuk do ta fillojmë tani. I marrim këto ndeshje shumë seriozisht – janë kualifikuese për Kupën e Botës, dhe luajmë në shtëpi”.

“Nuk duhet të keqinterpretojmë ndeshjen që fituam 5:0.

Duhet t’u bëjmë të qartë lojtarëve tanë se i pret një ndeshje e vështirë nëse duam një rezultat të mirë.

Për Serbinë, kjo është si një finale dhe do të shohim versionin e tyre më të mirë. Për këtë po përgatitemi.

Nëse ata luajnë ashtu siç presim në mbrojtje, mund të jetë e vështirë ta përshpejtojmë lojën, prandaj ndoshta momenti më i mirë për ta bërë këtë është kur të shtojmë intensitetin pa top, që do të thotë të zbatojmë presion të lartë dhe të sulmojmë që në minutën e parë, për të siguruar që energjia të kalojë te tifozët tanë dhe, shpresoj, që atmosfera të jetë e jashtëzakonshme”, - tha Tuchel.



Read it all at Bota Sot