Florentina Kallaba në Manila të Filipineve

- Bota Sot

Florentina Kallaba në Manila të Filipineve

Gjyqtarja Florentina Kallaba ka arritur në Manila të Filipineve, ku do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Futsallit për Femra, që nis më 21 nëntor.

Pas mbërritjes, ajo ka kryer me sukses testet zyrtare fizike dhe teorike, duke konfirmuar gatishmërinë për të qenë pjesë e garës më të madhe të këtij lloji në botë.

Kjo përbën një arritje historike jo vetëm për Florentinën, por edhe për futsallin e Kosovës, pasi ajo bëhet gjyqtarja e parë nga Kosova që gjykon në një Kampionat Botëror të Futsallit.

Pjesëmarrja e saj në këtë ngjarje madhore është dëshmi e punës, përkushtimit dhe profesionalizmit të gjyqtarëve kosovarë, që po bëjnë hapa të mëdhenj në arenën ndërkombëtare.



Read it all at Bota Sot