Në krizë

- Bota Sot

Në krizë

Pak muaj më parë, rinovimi i kontratës së Mohamed Salah konsiderohej mbi gjithçka në “Anfield”.

Sulmuesi egjiptian, 33 vjeç, e mbylli sezonin e kaluar me statistika mahnitëse: 34 gola dhe 23 asistime, duke kontribuar fuqishëm në fitimin e Premier League (titullin e 20-të) nga Liverpool-i.

Megjithatë, Salah që shndriti më parë, tani duket si kujtim i largët.

Në këtë sezon është pothuajse zhgënjim. Në 10 ndeshjet e fundit ka shënuar vetëm 2 gola, ndërsa aftësia e tij për të krijuar lojë dhe kërcënuar mbrojtjet kundërshtare është ulur ndjeshëm.

Kundër Manchester City, performanca e tij ishte zhgënjyese: zero goditje në portë, një mundësi e humbur dhe zero driblime të suksesshme nga tri tentime.

Statistikat sezonale tregojnë rënie: 5 gola dhe 3 asistime në 16 ndeshje, krahasuar me 9 gola dhe 9 asistime sezonin e kaluar. T

rajneri Arne Slot thekson se edhe Salah është njeri, ndaj forma e tij më e mirë do të rikthehet, por presioni mbi të rritet, ndërsa tifozët presin rikthimin e “Faraonit” për ta udhëhequr Liverpool-in si në të kaluarën e afërt dhe largët.



Read it all at Bota Sot