Mbappe mund të luajë për Algjerinë

- Bota Sot

Mbappe mund të luajë për Algjerinë

Vëllai i vogël i Kylian Mbappe-së, Ethan Mbappé, mund të ndjekë një rrugë të ndryshme nga ai i yllit të Real Madridit. Sipas mediave franceze dhe portalit WinWin Sports, Federata Algjeriane e Futbollit është e interesuar seriozisht që 18-vjeçari të përfaqësojë Algjerinë në arenën ndërkombëtare.

Pas debutimit të Luca Zidane me kombëtaren algjeriane, drejtuesit e federatës po synojnë të afrojnë edhe lojtarë të tjerë me shtetësi të dyfishtë dhe Ethan Mbappé është kthyer në një nga prioritetet e tyre. Ai po monitorohet nga afër për mënyrën si po zhvillohet te Paris Saint-Germain, ku luan si mesfushor me profil teknik dhe qasje moderne në lojë.

I lindur në Francë nga një baba kamerunas dhe një nënë algjeriane, Ethan është i përshtatshëm të përfaqësojë tri kombëtare: Francën, Kamerunin dhe Algjerinë. Federata algjeriane, megjithatë, po përpiqet ta bindë të zgjedhë ngjyrat e “Shqiponjave të Shkretëtirës”.

Para se Kylian Mbappé të bashkohej me Real Madridin, ishte raportuar se ai kishte kërkuar që vëllai i tij të transferohej te Real Madrid Castilla, për të ndjekur zhvillimin e tij nën strukturën e klubit spanjoll, por kjo lëvizje nuk u realizua.

Tashmë, e ardhmja ndërkombëtare e Ethan-it mbetet e hapur. Nëse pranon ftesën e Algjerisë, do të bëhej një tjetër talent francez me origjinë algjeriane që zgjedh të përfaqësojë vendin e nënës së tij, duke ndjekur shembullin e lojtarëve si Riyad Mahrez dhe Houssem Aouar.



Read it all at Bota Sot