Ky mund të jetë sezoni i fundit i Pep Guardiolës si trajner i Manchester City-t.
Sipas “The Times”, Guardiola po shqyrton largimin nga stoli i “Qytetarëve” në përfundim të këtij sezoni, sepse është i lodhur.
Besohet se Guardiola tashmë i ka komunikuar drejtuesve të klubit dëshirën e tij për të bërë një pushim të konsiderueshëm, pas një karriere aktive si trajner pa pushim për rreth 19 vite.
Edhe pse kontrata i skadon në vitin 2027, raporti në fjalë tregon se klauzola për një largim të parakohshëm varet nga nivelet personale të energjisë së Guardiolës; nëse ai ndien se nuk mund t’i japë më gjithçka ekipit deri në fund të kontratës, një ndërprerje e saj me konsensus është shumë e mundshme.
Në një intervistë të disa ditëve më parë, Guardiola paralajmëroi se kur të “pensionohet” si trajner, do bëjë gjërat që nuk ka mundur dot të bëj deri tani si dhe të kaloj më shumë kohë me familjen. Mesa duket, Pep po mendon të “kopjojojë” Jurgen Klopp, i cili pas largimit nga Liverpool nuk ka pranuar të marrë drejtimin e ndonjë klubi tjetër.
Ndërkohë, dy emrat që përfliten se mund të zëvendësojnë Guardiolën te City janë Mikel Arteta dhe Vincent Kompany.