Orges Shehi do të largohet përfundimisht nga Ballkani. Ndonëse mungon vetëm zyrtarizimi, trajneri shqiptar është përshëndetur tashmë me ekipin nga Suhareka, pak ditë pas humbjes së papritur nga Drenica.
E drejtuesit e klubit Portokalli e kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij. Më saktësisht, përkohësisht tri herë kampionin e Kosovës do ta drejtojë trajneri i gjeneratave të reja të këtij klubi, Edon Gashi.
Ky i fundit do të jetë në krye të therandasve për pesë xhiro derisa të përfundojë pjesa e parë e sezonit.
Më pas, gazeta mëson se ekipin që e shkroi historinë në Evropë, në dore do ta marrë trajneri kroat, Zoran Zekiq, i cili njihet për punën që e bëri në Shqipëri, ose trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi.
Aktualisht, Ballkani është i dyti në tabelë me 23 pikë, tri më pak se liderja – Prishtina, e cila e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.