Letonia testi i fundit i Maqedonisë para Uellsit

- Bota Sot

Letonia testi i fundit i Maqedonisë para Uellsit

Maqedonia ka hyrë në fazën e fundit të përgatitjeve për ndeshjen e parë nga gjithsej dy që do të zhvillojë në muajin nëntor.

Para udhëtimit për në Kardiff, ku Maqedonia kundër Uellsit do të zhvillojë ndeshjen vendimtare për vendin e dytë në grupin “J”, futbollistët e përfaqësueses do të zhvillojnë ndeshje miqësore kundër Letonisë.

“Pavarësisht faktit që ndeshja kundër Letonisë nuk është pjesë e kualifikueseve, ne duam të fitojmë.

Ndeshja e së enjtes është krejtësisht e ndryshme nga ajo që presim në transfertë në Kardiff, por ndeshja me letonezët është një provë e madhe përpara ndeshjes më të rëndësishme të vitit”, – tha reprezentuesi Tihomir Kostadinov.

Kjo skuadër tashmë ka përvojë në ndeshje kyçe në përcaktimin e renditjes në një raund kualifikues ose në paraqitjen në Ligën e Kombeve.

Sipas situatës aktuale, duket se në ndeshjen në Kardiff, Maqedonisë do i kryente punë të paktën një pikë për të konfirmuar pozicionin e dytë, dhe një vend për në ndeshjet e “play-off”, për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror.

“Pavarësisht rezultatit të Uellsit në transfertë kundër Lihtenshtajnit, ne hyjmë në ndeshjen e fundit kualifikuese me qëllimin për ta tejkaluar veten dhe natyrisht duam të fitojmë.

Ne kemi luajtur ndeshje të tilla në të kaluarën, dimë si të përgatitemi jo vetëm taktikisht, por edhe psikologjikisht dhe besoj se do të shohim një rezultat pozitiv kundër Uellsit”, përfundoi Kostadinov.

Ndeshja, Maqedoni-Letoni në program është të enjten (13 nëntor) me fillim në ora 18:00 në arenën ‘Todor Proeski’, aty ku hyrja do të jetë falës për të gjithë tifozët.



Read it all at Bota Sot