Plani i Juventusit

- Bota Sot

Plani i Juventusit

“Gazzetta dello Sport” raporton se Juventus ka nisur që tani nga puna për merkaton e verës së ardhshme dhe synimi i madh i klubit bardhezi është transferimi falas i tre emrave të njohur.

I pari në listë është portieri i Milanit, Mike Maignan, i cili ka pezulluar bisedimet për rinovimin e kontratës me klubin kuqezi dhe pritet të largohet si lojtar i lirë gjatë verës.

Një tjetër emër brenda Serie A, i cili po ashtu po ndiqet me kujdes të madh nga bardhezinjtë është edhe mbrojtësi i Romës, Zeki Çelik, kontrata e të cilit po ashtu mbaron në fund të këtij sezon.

Turku mund të luajë si mbrojtës i djathtë dhe në qendër, dhe ka bërë paraqitje mjaft të mira këtë sezon me verdhekuqtë.

Emri i tretë që po ndjek Juventus është sulmuesi anësor i Bayern, Serge Gnabry, i cili do të largohet nga bavarezët në fund të këtij sezoni. Për gjermanin ka interes të madh edhe nga klubet e Premier League.



Read it all at Bota Sot