-Besir Kurtishi po dëshmon talent të jashtëzakonshëm në fushën e futbollit.
Ai është pjesë e KF Bashkimi 1947, gjenerata U19, ku po tregon aftësi të mëdha dhe përkushtim të rrallë për moshën e tij.
Besiri është i lindur në vitin 2007.
Ai luan në rolin e sulmuesit dhe është golashënues i parë në grupmoshën U19, në Ligën e Juniorëve me 13 gola.
Kurtishi në çdo ndeshje jep maksimumin, duke treguar se është një prej emrave më premtues të gjeneratës së re në vendin tonë.
“Besiri është lojtar tipik qendërsulmues, para portës kundërshtare ka nuhatje për gol. Nëse vazhdon me këtë ritëm, atëherë do të ketë një ardhmëri të mirë”, thotë Erkan Osmani-Koki, koordinator i Shkollës së futbollit Bashkimi 1947.
Idhulli i tij është legjenda Cristiano Ronaldo, ndërsa klubi i preferuar Real Madridi.
Besir Kurtishi pritet të jetë një nga emrat që do të dëgjohet gjithnjë e më shumë në futbollin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut dhe më gjerë.