Thomas Tuchel paralajmëron ‘përjashtimin’ e disa ‘yjeve’ të Anglisë në Botëror

- Bota Sot

Thomas Tuchel paralajmëron ‘përjashtimin’ e disa ‘yjeve’ të Anglisë në Botëror

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka pranuar se vendosmëria e tij për të luajtur vetëm me një lojtar në rolin e numrit 10 në fushë mund të bëjë që disa nga emrat më të mëdhenj të përfaqësueses angleze të mos përfshihen në listën për Kupën e Botës.

Duke folur për mënyrën e tij të lojës, trajneri gjerman theksoi se është praktikisht e pamundur të aktivizohen njëkohësisht Jude Bellingham, Phil Foden dhe Harry Kane.

"Në këtë moment, nëse e mbajmë këtë strukturë, ata nuk mund të luajnë të gjithë bashkë,” – tha Tuchel për këtë treshe.

“Mund të luajnë, por jo në këtë strukturë, sepse do të prishej ekuilibri që kemi ndërtuar. Kemi lojtarë anësorë që janë specialistë në pozicionet e tyre dhe duhet të ruajmë balancën.”

Ai sqaroi gjithashtu mënyrën e formacionit që po përdor aktualisht:

“Ne luajmë me një numër 6, një numër 8, një numër 10 dhe një numër 9. Ka shumë përputhje, sidomos për pozicionin e numrit 10. Nëse mendoni për Phil, ai mund të luajë aty, por edhe Jude, edhe Morgan Rogers, i cili ka luajtur shumë mirë për ne në atë rol. Po ashtu kemi Cole Palmer dhe Morgan Gibbs-Ëhite, janë shumë lojtarë për pak vende, ndaj mund të mos i marrim të gjithë.”

Tuchel theksoi se përjashtimet e mundshme nuk kanë të bëjnë me simpati personale apo mungesë merite:

“Nuk është se nuk i pëlqejmë apo se nuk e meritojnë individualisht, por gjithmonë do të bëjmë atë që është më e mira për ekipin, për të fituar dhe për të ruajtur ekuilibrin.

Edhe nëse do të duhet të marrim vendime të vështira, do ta bëjmë. Kështu kemi bërë gjithmonë në çdo grumbullim dhe kjo nuk do të ndryshojë as kur të shkojmë në një turne të madh.”



Read it all at Bota Sot