Kapiteni Enis Bardhi është gati me Maqedoninë e Veriut për ndeshjen miqësore me Letoninë.
Ndeshje që do t’i sherbejë shumë për finalen e grupit J për vend të dytë ndaj Uellsit, për të siguruar një vend në play-off që të kërkojnë kualifikimin në Kampionatin Botëror.
Para ndeshjes së nesërme (18.00 me Letoninë, e cila do të jetë testuese para duelit vendimtar (18 nëntor) me Uellsin në Cardif, Maqedonia sot zhvilloi stërvitjen e fundit.
Seanca e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme me letonezët u zhvillua në një atmosferë të mirë.
Është e qartë se trajneri Blagoja Milevski nuk do të paraqitet me potencialin e tij më të fortë për sfidën miqësore.