Media sllovene pret një të shtunë spektakolare në Lubjanë ndaj Kosovës

- Bota Sot

Media sllovene pret një të shtunë spektakolare në Lubjanë ndaj Kosovës

Ekipi kombëtar slloven i futbollit po numëron mbrapsht për një të shtunë spektakolare në Lubjanë  dhe më pas një udhëtim në Stokholm, shkruan media sllovene “Delo”.

“Padurimi po rritet dita – ditës, derisa po afrohet mbrëmja e së shtunës në Stozhice me Kosovën.

Por duke gjykuar nga vizita në qendrën kombëtare të futbollit në Brdo pri Kranju, kampi i ekipit tonë të zgjedhur me të gjithë shoqëruesit nën udhëheqjen e "shefit dhe përgjegjësit" Matjazh Kek ruan qetësinë dhe përqendrimin, gjë që është e nevojshme gjatë përgatitjeve për një ndeshje kaq të rëndësishme.

Pas spektaklit të së shtunës në stadiumin më të madh në vend, udhëtojmë në Stokholm”, shkruan media sllovene.

Duhet theksuar se ndeshjes mes Sllovenisë dhe Kosovës do të luhet të shtunën në orën 20.45.

Zvicra udhëheq grupin me 10 pikë, duke lënë pas Kosovën me 7, Slloveninë 3 dhe Suedia me 1 pikë.



Read it all at Bota Sot