Futbollisti i Bayern Munchen-it, Joshua Kimmich, ka pësuar një lëndim dhe do të mungojë në ndeshjet e muajit nëntor.
Siç raportohet nga faqja zyrtare e Kombëtares së Gjermanisë, lojtari pësoi një lëndim në kyçin e këmbës së djathtë.
Nuk dihet shkalla e lëndimit, por futbollisti humb ndeshjen e nesërme ndaj Luksemburgut.
Megjithatë, Kimmich pritet të udhëtojë me skuadrën si një kapiten i vërtetë.
Përveç Lukseburgut, Gjermania si kundërshtar në ndeshjet e nëntorit ka edhe Sllovakinë.