Shqipëria favorite absolute ndaj Andorrës

- Bota Sot

Shqipëria favorite absolute ndaj Andorrës

Në letër, Andorra është një rival që nuk ngjall “frikë”, jo vetëm për pozicionin ku ndodhen në Grupin K, në vendin e fundit me vetëm 1 pikë, por Andorra është gjithashtu si një rival që Shqipëria e njeh mirë.

Në të kaluarën janë përballur 8 herë me shtetin e vogël me afro 81 mijë banorë.

Shifrat janë në favor të “kuqezinjve”, teksa Shqipëria ka fituar 6 ndeshje, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje, 4 gola të pësuar 14 të shënuar.

Në përballjen e fundit, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “FIFA2026”, Shqipëria triumfoi me rezultatin e pastër 3-0, ku Rey Manaj realizoi një “dopietë”.

Ekipi i Silvinjo-s vjen në këtë përballje me moralin e lartë pasi në 4 sfidat e fundit kanë marrë 4 fitore, ku pa diskutim spikat suksesi ndaj Serbisë.

Interesat është fakti që Andorra vjen në këtë takim pas 2 barazimeve dhe 1 humbje në 3 ndeshjet e fundit, diçka e rrallë për një përfaqësuese të vogël.



Read it all at Bota Sot