Slot me probleme

- Bota Sot

Slot me probleme

Trajneri i Liverpool, Arne Slot, shpreson se pushimi 2-javor për shkak të kombëtareve do ta ndihmojë skuadrën që të rifitojë besimin e humbur pas një muaji zhgënjyes. Ai pret njëkohësisht edhe lajme të mira nga infermieria, për të rikuperuar disa futbollistë të dëmtuar.

“Alisson me siguri do të kthehet në dispozicion për të luajtur pas pushimit të kombëtareve dhe pres që edhe Jeremie Frimpong të kthehet në grup.

Nga ai moment do të luajmë pa ndërprerje nga nëntori deri në mars, ndaj kam nevojë për të gjithë lojtarët”, deklaroi Arne Slot.

Më tej, trajneri holandez foli edhe për situatën në pjesën tjetër të skuadrës: “Andy Robertson filloi si titullar tre ndeshje në shtatë ditë. Më duhej ta largoja nga fusha sepse ndjeva se ishte i lodhur. Duhet të presim dhe të shohim nëse do të jetë sërish gati pas disa ditësh”.

“Wirtz mund të luajë në shumë pozicione. Ai mund të luajë në të majtë, gjë që e bënte pothuajse gjatë gjithë kohës në Leverkusen.

Para kësaj, ai luante si numër 10 në një formacion 4-3-3. Do ta vendosim atë në pozicionet në të cilat është i mirë se sa të përqendrohemi te një i vetëm”, deklaroi Slot.



Read it all at Bota Sot