Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Andorrës

- Bota Sot

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Andorrës

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka ndarë tashmë mendjen për formacionin që do ta përdor për ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Andorrës.

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sonte (e enjte) në udhëtim të Andorra ndeshjen më të rëndësishme të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Andorrës në ndeshjen e xhiros së shtatë, takim që pritet të zhvillohet në “Estadi de la FAF”, me fillim nga ora 20:45.

Ky takim duhet fitohet medoemos nga kombëtarja kuqezi pasi në rast humbje të Serbisë në udhëtim te Anglia, Shqipëria do ta siguronte pozitën e dytë, e cila ia garanton fazën ‘play-off’.

Për këtë ndeshje, trajneri Sylvinho nuk do të bëjë shumë eksperimente pasi do të vazhdojë t’i besojë formacionit 4-3-3 dhe lojtarëve thuajse të njejtë, pasi momentalisht ka vetëm dy balotazhe sa i përket rreshtimit.

Balotazhi i parë është në mbrojtje në mes të Ardian Ismajlit dhe Arlind Ajetit, me mbrojtësin e Torinos që shihet si favorit kësaj radhe.

Në anën tjetër, balotazhi i sulmit është në mes të Arbër Hoxhës dhe Myrto Uzunit, me këmbëshpejtin e Dinamo Zagrebit që ka më shumë gjasa ta nis nga minuta e parë.

Pjesa tjetër e formacionit përbëhet nga titullarët e rregullt si Thomas Strakosha në portë dhe Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti dhe Mario Mitaj në mbrojtje.

Në mesfushë është treshja e përhershme: Qazim Laçi, Juljan Shehu dhe Kristjan Asllani, teksa së bashku me Hoxhën në sulm pritet të luajnë edhe Armando Broja dhe Rey Manaj.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë

Strakosha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj; Laçi, Shehu, Asllani; Broja, Manaj, Hoxha.



Read it all at Bota Sot