PSG, pas ruajtjes së thuajse të njëjtit grup kampionësh të Europës, po përballet këtë sezon me dëmtime dhe rënie formash.
Drejtuesit po shqyrtojnë tri përforcime në janar: një mbrojtës polivalent, një mesfushor me përvojë dhe një sulmues krahu.
Në mbrojtje, një nga emrat kryesorë në listë ishte Eric Garcia. 24-vjeçari, me kontratë që skadon në qershor, është shumë i vlerësuar nga Luis Enrique, i cili e kishte afruar te Barcelona për aftësinë në ndërtimin nga prapa dhe fleksibilitetin mes rolit të mbrojtësit e mesfushorit. Ish-trajneri i Barcelonës ishte gjithashtu ai që i hapi atij dyert e kombëtares spanjolle.
Megjithatë, sipas “Sport”, Barcelona është e sigurt për rinovimin e tij. Garcia, që ka luajtur të gjitha ndeshjet këtë sezon, së bashku me Marcus Rashford, është shtyllë e formacionit të Hansi Flick.
Agjenti i tij, Ivan De La Peña, po negocion me Deco një kontratë të re deri më 2029, me mundësi zgjatjeje më 2030. PSG duhet tashmë të kërkojë alternativa të tjera në janar.