Shqipëria pret dhuratë nga “Wembley”, Anglia pret Serbinë

- Bota Sot

Shqipëria pret dhuratë nga “Wembley”, Anglia pret Serbinë

Do të jetë një finale, por edhe një “mision thuajse i pamundur”. E tillë ndeshja e Serbisë në stadiumin “Uembli” të Londrës ndaj Anglisë vendase dhe kryesuese e grupit tonë eliminator, e kualifikuar për në Botëror.

Vendasit janë favoritë absolutë, ndërsa miqtë duan rezultat.  “Tre luanët” kanë 3 mungesa, si mbrojtësin Gehi, ashtu si dhe dy lojtarët e Njukasëllit, Gordon e Poup.

Ndoshta Gehi mund të jetë ndaj Shqipërisë. Gjithsesi, nënkampionët e Europës janë në formë shumë të mirë, dhe shumicën e yjeve i kanë në ekip, madje në formë tepër të mirë.

Të tillë janë kapiteni Harry Kane, Phil Foden, Jude Belingham apo Saka, Rice apo James.

Edhe Anderson e ka kaluar dëmtimin.

Trajneri i anglezëve, Tomas Tuhel, deklaron se ekipi I tij do të luajë për të fituar ndeshjen, siç bën gjithmonë, ndërsa nuk deshi t’i referohej fitores 5-0 në Beograd.

Gjermani theksoi se tashmë është sfidë tjetër, dhe se Serbia ka tjetër trajner e duket me më shumë energji.

Po Serbia?

Skuadra ballkanase ka pasur dy paraqitje krejt të ndryshme ndaj Anglisë, sepse vërtet humbi 0-5 në Beograd para pak javësh në këto eliminatore, por edhe pësoi një disfatë minimale, 0-1 në fazën e grupeve në finalet e Kampionatit Europian.

Trajneri I ri, Paunoviç, ka injektuar më shumë energji dhe besim, dhe shpresa ekziston edhe pse misioni në pamje të parë duket i pamundur. Serbët kanë mungesë kapitenin Aleksandër Mitrovic të dëmtuar si dhe vëllezërit Milinkovic-Savic, që nuk kanë qenë në ekip në kohën e ish-trajnerit Stojkovic.

Gjithsesi, talent dhe ka Paunoviç deklaroi se nëse ekipi nuk ka besim për fitoren, është e kotë që udhëton për në Angli. Skuadra ballkanase shkoi pikërisht me moral të lartë drejt Londrës, pavarësisht se fantazmat e humbjes 0-5 në “Rajko Mitic” nuk mund të largohen. Synimi është fitorja, por ndoshta një shpresë ua lejon edhe barazimi.



Read it all at Bota Sot