Kosovën e pret atmosferë e zjarrtë në Ljubljanë për ballafaqimin me Slloveninë

- Bota Sot

Kosovën e pret atmosferë e zjarrtë në Ljubljanë për ballafaqimin me Slloveninë

Atmosferë e zjarrtë pritet në stadiumin “Stožice” për ndeshjne ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës. Sipas portalit sportiv slloven “Sport-TV”, të gjitha biletat për këtë ndeshje janë shitur, duke e bërë takimin tërësisht të ezauruar.

Ky interes i lartë tregon rëndësinë e madhe që ka kjo përballje për tifozët sllovenë, të cilët do të mbushin stadiumin për të përkrahur kombëtaren e tyre në duelin e rëndësishëm të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Përfaqësuesja e Kosovës, nga ana tjetër, pritet të ketë mbështetje të fortë edhe nga tifozët “Dardanë” që do të udhëtojnë drejt Ljubljanës për të ndjekur ndeshjen.

Sllovenia e pret Kosovën në një sfidë vendimtare për ecurinë në grup, ndërsa atmosfera në kryeqytetin slloven pritet të jetë elektrizuese.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 15 nëntor me fillim nga ora 20:45 dhe Kosova me një barazim do ta siguronte fazën e playoff-it të Botërorit 2026, shkruan KosovaPress.



Read it all at Bota Sot