Dion Gallapeni: Be shkojmë për tri pikë në Slloveni

- Bota Sot

Dion Gallapeni: Be shkojmë për tri pikë në Slloveni

Futbollisti Dion Gallapeni e ka vlerësuar Slloveninë si kundërshtar të vështirë, por paralajmëron se në ndeshje do të hyjnë vetëm për fitore.

Gallapeni tha se këto dy ndeshje janë jetike për Dardanët dhe dëshirojnë të shkruajnë historinë. 

"Sot ishte dita e katërt e stërvitjes dhe po përgatitemi maksimalisht për ndeshjen kundër Sllovenisë. Atmosfera në grup është shumë pozitive dhe përgatitjet po shkojnë në mënyrë perfekte.

Këto dy ndeshje janë jetike për kombëtaren.

Është një motiv shtesë për t’i luajtur sepse e dimë se nëse i fitojmë këto dy ndeshje do të arrijmë diçka historike për Kosovën.

Sllovenia është një ekip shumë kompakt në mbrojtje, por edhe atyre u duhen tri pikët dhe po ashtu edhe ne shkojmë për tri pikë, kështu që shpresoj se do të jetë një lojë e hapur", tha Gallapeni.

Kombëtarja nesër do ta zhvillojë stërvitjen e fundit në orët e paradites, para se të niset drejt Lubjanës, aty ku do të kërkojë fitoren që afron ëndrrën e kualifikimit në Kampionatin Botëror.



Read it all at Bota Sot