Shqipëria ka fitoren në “xhep”

- Bota Sot

Shqipëria ka fitoren në “xhep”

Andorra – Shqipëri është një nga duelet më delikate që kuqezinjtë do të luajnë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Përballje kjo që do të startojë në orën 20:45.

Ekipi i Sylvihon në këtë përballje do të jetë “all-in” vetëm për fitoren.

Kjo pasi një triumfi ndaj Andorrës, e kombinuar me fitoren e Anglisë ndaj Serbisë, do t’i siguronte kuqezinjte për herë të parë në histori kualifikimin në “Play-Off” të një Kupe Bote.

Për të na bërë të “ëndërrojmë” janë dhe statistikat e përballjeve direkt mes skuadrave.

Në 5 përballje mes tyre, Shqipëria ka fituar 4 herë, ndërsa vetëm në një rast gjithçka është mbyllur në barazim. 10 gola ka shënuar Kombëtarja jonë ndaj Andorrës, ndërsa këto të fundit kanë gjetur rrugën e rrjetës në vetëm 2 herë.

Një kundërshtar i lehtë konsiderohet nga kuqezinjtë në letër, por në fund do të jetë fusha e lojës ajo që do të thotë “fjalën” e saj.



Read it all at Bota Sot