Bulku: Mos t’u japim mundësi për kundërsulme, ja çfarë kërkojmë nga Broja

- Bota Sot

Bulku: Mos t’u japim mundësi për kundërsulme, ja çfarë kërkojmë nga Broja

Zëvendëstrajneri i Kombëtares Shqiptare, Ervin Bulku, në “Klan Kuq e Zi”, foli para ndeshjes për pritshmëritë e ekipit për ndeshjen ndaj Andorrës.

Ai theksoi se qëllimi kryesor është fitorja, pa marrë parasysh se cilët lojtarë e nisin nga minuta e parë.

“Të gjithë lojtarët tanë janë të rëndësishëm.

Për ne e rëndësishme është të marrim tre pikë, nuk ka rëndësi se kush e nis nga fillimi ndeshjen”, u shpreh Bulku.

Zv.trajneri vuri në dukje se Andorra është një skuadër që di të mbrohet mirë dhe theksoi rëndësinë e shmangies së kundërsulmeve nga kundërshtari. “Duhet të mos i japim mundësi kundërshtarit për kundërsulme”, tha Bulku.

Në lidhje me lojtarët kyç, ai bëri me dije se Broja do të luajë që në minutën e parë dhe pret që ai të ndikojë sa më shumë në lojë. “Broja do jetë që në minutën e parë dhe ne kërkojmë që të arrijë të bëjë shumë sot”, tha Bulku.

Bulku gjithashtu komentoi zgjedhjet e trajnerit për formacionin fillestar. “Hoxha dhe Uzuni kanë karakteristikat e tyre dhe trajneri zgjodhi Hoxhën. Është thjesht zgjedhje e trajnerit për këtë ndeshje".



Read it all at Bota Sot