Bajrami: Lojtarët e stolit bënë diferencën!

- Bota Sot

Bajrami: Lojtarët e stolit bënë diferencën!

Nedim Bajrami foli pas ndeshjes me Andorrën ku u sigurua një kualifikim historik në fazën “play off”, për Botërorin 2026.

“Besoj se sot kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Lojtarët që u futën pjesën e dytë bënë diferencën, edhe nëse je në stol kështu është futbolli. Mund të bësh diferencën për 20 minuta.

Qëndrimi në stol? Besoj se çdo lojtar do të luajë, është e vështirë, por futbolli është moment. 10 apo 20 minuta, mund të bësh diferencën. Sot e pamë në fushë, morëm 3 pikët në rrugën tonë për Botëror.

Udhëzimi i Silvinjos? Ne filluam 4-3-3, pastaj 4-2-3-1. Në fund doli mirë.

Perspektiva në merkato? Unë jam te Rejnxhërs, jam full fokus aty. Shpresoj pas Kombëtares të luaj dhe të më jepet një shans. Jam në formë.

Kampionat i çuditshëm në Skoci? Kështu është futbolli.



Read it all at Bota Sot