Napoli po kalon një kohë të vështirë për shkak të dëmtimeve. I fundit në listë është André-Frank Zambo Anguissa, një mesfushor kyç dhe lojtari më i mirë i ekipit në këtë fillim të paqëndrueshëm të sezonit për kampionët e Serie A.
Kamerunasi pritet të qëndrojë jashtë për një kohë të gjatë dhe nuk do të kthehet në aksion deri në vitin 2026, njësoj si Kevin De Bruyne. Një dëmtim i dyfishtë do ta detyrojë klubin të kthehet në tregun e transferimeve në janar për të ofruar një alternative.
Është e paimagjinueshme të konkurrosh në të gjitha frontet vetëm me McTominay, Lobotka, Gilmour dhe Elmas. Në krye të listës së favoritëve për të ardhur te Napoli është Arthur Atta: francezi që luan me Udinese, zbulimi i kësaj pjese të sezonit dhe që vlerësohet rreth 20 milionë euro.
Një tjetër lojtar është Kobbie Mainoo, ylli 20-vjeçar i Manchester United, i cili është në konflikt me trajnerin Amorim. Ai ka bërë vetëm shtatë paraqitje dhe 138 minuta në Premier League, përveç 90 minutave në Carabao Cup. Pengesa kryesore është çmimi i tij i lartë, 50 milionë euro.
Emri i tretë është Morten Frendrup i Genoa, një objektiv i hershëm, por fizikisht shumë i ndryshëm nga Anguissa.
Për rreth pesëdhjetë ditë, merkato e transferimeve do të hapet zyrtarisht dhe Napoli do të duhet të jetë gati menjëherë për të kompensuar mungesat shkatërruese të dy kampionëve si KDB dhe Anguissa.