Rekord i Mbappes

- Bota Sot

Rekord i Mbappes

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe, mbrëmë shënoi dy gola në fitoren e “gjelave” 4:0 ndaj Ukrainës në kualifikime për Kupën e Botës 2026.

Mbappe me këto dy gola shkon në shifrën e 400 shënimeve në karrierë, në moshën 26-vjeçe.

Pas ndeshjes, Mbappe foli për këtë rekord – duke përmendur edhe shifrat e Ronaldos dhe Messit.

“Dikush i ka 950 gola, e dikush 900. Njerëz, më duhej të shënoja 400 për të më parë pak edhe mua.

Sigurisht që është shifër simbolike dhe duhet të vazhdoj kështu”, u shpreh sulmuesi francez

Kujtojmë se Franca e ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës 2026, pasi në pesë ndeshje siguroi 13 pikë në pozitën e parë në Grupin D.



Read it all at Bota Sot