Media serbe e ka me Kosovën, bëjnë llogari të çmendura!

- Bota Sot

Media serbe e ka me Kosovën, bëjnë llogari të çmendura!

Serbia do të shikojë Kampionatin Botëror nga televizori! 

Serbët ende shohin ëndrra se mund të gjejnë një mundësi që të kërkojnë kualifikimin.

Pengesa e madhe është Kosova!

Kombëtarja e Kosovës ua ka prishur të gjitha matematikat.

Serbët janë të tërbuar me rezultatet e Kosovës.

Media serbe “Veçernj Novosti” është e tërbuar sidomos me Kosovën sepse renditja e saj në vend të dytë në Grupin B, ia ka shuar shpresat.

Ja çfarë shkruan ky farë mediumi: “Serbia mund të shkojë në Kupën e Botës vetëm me këtë skenar të çmendur

Dorë për zemër, gjasat janë jashtëzakonisht të vogla që Serbia të arrijnë disi të futen në një aeroplan për Kupën e Botës 2026 me ndihmën e rezultateve nga Liga e Kombeve.

Të paktën tre nga katër kushtet duhet të ndodhin, të cilat janë të barasvlershme me një mrekulli. Këto janë kushtet e mëposhtme në kualifikueset e Kupës së Botës.

1. Rumania duhet të përfundojë midis dy ekipeve më të mira në grupin e saj kualifikues

2. Suedia duhet gjithashtu të përfundojë midis dy përzgjedhjeve.

3. Irlanda e Veriut duhet të jetë midis dy ekipeve kombëtare.

4. Belgjika nuk duhet të jetë midis dy ekipeve të para në grupin e saj

Kur bëhet fjalë për opsionin e parë, Rumania është aktualisht në vendin e tretë në Grupin H, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina është përpara saj, e cila ka tre pikë më shumë, ndërsa ka edhe një ndeshje për të luajtur.

Opsioni i dytë është shumë më jorealist, duke marrë parasysh se Suedia ka vetëm një pikë të fituar, dhe në vendin e dytë është Kosova me shtatë pikë, që do të thotë se suedezëve u duhet një mrekulli absolute për të arritur në vendin e dytë.

Opsioni i tretë është gjithashtu disi realist, pasi Irlanda e Veriut po lufton me Gjermaninë dhe Sllovakinë dhe të tre ekipet kanë nga gjashtë pikë secila, ndërsa Belgjika është aktualisht e para në grupin e saj me 14 pikë, një më shumë se Maqedonia e Veriut dhe katër më shumë se Uellsi”, shkruan mes të tjera ky farë mediumi serb.



Read it all at Bota Sot