Këtë e pret Janzha nga Kosova

- Bota Sot

Këtë e pret Janzha nga Kosova

Sllovenia po përgatitet në Brdo pri Kranju për ndeshjen me kombëtaren e Kosovës, në kuadër të xhiros së pestë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll. 

Ndeshja nesër luhet në Lubjanë duke filluar në orën 20,45. 

"Arritëm të bënim një stërvitje të mirë", tha futbollisti slloven Erik Janzha. 

"E dimë çfarë duam, kemi disa mënyra se si mund ta mposhtim Kosovën, por sigurisht që disa gjëra do të varen edhe nga kundërshtari ynë”, tha më tej. 

"Çdo ndeshje në Stozhice është e mrekullueshme kur është plotë. Nuk kam pasur kurrë ndjesinë se kundërshtarët tanë kishin më shumë tifozë se ne.

Ndoshta këtë herë do të ketë disa shikues më shumë nga Kosova, por tifozët tanë do të jenë më të zhurmshëm.

Dhe ne gjithashtu duhet ta tregojmë këtë me lojën, vullnetin dhe dëshirën tonë", shtoi mbrojtësi i krahut.

Futbollisti David Zec theksoi gjithashtu se ata janë të përgatitur mirë. “Trajneri provoi variante të ndryshme tek ata, ai do të shohë se cila u përshtatet më mirë. Por ne u përqendruam te vetja.

“Ekipi i Kosovës po vazhdon gjithashtu përgatitjet e saja intensive për ndeshjen, e cila më në fund mund tu sjellë atyre të paktën vendin e dytë në Grupin B dhe, rrjedhimisht, të paktën kualifikimin në play-off”, shkruan media sllovene “Delo”.



Read it all at Bota Sot