Kartoni i kuq i Ronaldos, trajneri i Irlandës tallet keq me të

- Bota Sot

Kartoni i kuq i Ronaldos, trajneri i Irlandës tallet keq me të

Trajneri i Irlandës, Heimir Hallgrimson, ka folur për kartonin e kuq të Cristiano Ronaldos në fitoren 2:0 të Irlandës në Dublin, e cila i hoqi nga duart Portugalisë pikën e dytë të ndeshjes për të siguruar kualifikimin në Kupën e Botës.

Trajneri bëri ironi pas ndeshjes, duke iu referuar shkëmbimit me Cristiano Ronaldon në stol para se lojtari të largohej nga fusha

“Ai më komplimentoi që i bëra presion gjyqtarit. Ishte veprimi i tij në fushë që i dha atij kartonin e kuq.

Nuk kishte të bënte fare me mua, përveç nëse i kisha hyrë në kokë.”

I pyetur nëse kishte folur me të pas ndeshjes, Hallgrimson u përgjigj:

“Jo, mendoj se folëm mjaftueshëm kur ai doli.

Nuk kishte asgjë për të folur. Do të thoja se ishte vetëm një moment i vogël budallallëku nga ana e tij.”



Read it all at Bota Sot