Vajza e Kosovës nuk përmbahet ndaj yllit shqiptar: Bëhu burrë, të zgjasë 5 ditë...

- Bota Sot

Vajza e Kosovës nuk përmbahet ndaj yllit shqiptar: Bëhu burrë, të zgjasë 5 ditë...

“Hipotekimi” i vendit të dytë nga Shqipëria në Grupin K, kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ka bërë jehonë.

Kombëtarja shqiptare ka gjasa të mëdha për të luajtur për herë të parë në një kompeticion kaq madhor, por fillimisht duhet të kalojë përmes fazës “play-off”.

Përtej golit të Kristjan Asllanit dhe euforisë nga kampi ynë në transfertën kundër Andorrës, Armando Broja ishte totalisht në “hije”.

Gazetarja sportive nga Kosova, Qeqa Krelani, ka reaguar me nota të larta ironike kundrejt sulmuesit 24-vjeçar:

“Broja, bonu burrë edhe shko merr ndihmë profesionale. Urgjent t’duhet ndihme psikologjike!

Ti ke me shënu së shpejti gola…por vetëm nëse ndeshja zgjatë 5 ditë.

Tifozeria shqiptare është tifozëria me e durueshme në botë.

Janë njerëz që falin. Urime Shqipëri”.



Read it all at Bota Sot