Duka takon të gjithë lojtarët, vetëm Broja e shmang

- Bota Sot

Duka takon të gjithë lojtarët, vetëm Broja e shmang

Shqipëria siguroi për herë të parë në historinë e saj pjesëmarrjen në fazën play-off të Kupës së Botës. 

Të gjithë festuan këtë arritje, përveç Armando Brojës i cili ishte shumë i zhgënjyer për paraqitjen e tij kundër Andorrës.

 Ai u shfaq i përlotur ndërsa të tjerët festonin dhe Elseid Hysaj vrapoi nga ana tjetër e fushës duke e marrë me zor sulmuesin për t’iu bashkuar lojtarëve të tjerë, meqë në ato momente do të kryhej edhe foto e rastit historik.

Pavarësisht kësaj, Broja ka qenë i mërzitur edhe në vazhdim e kjo vihet re në një video që po qarkullon në rrjet. Teksa të gjithë lojtarët takojnë presidentin e FSHF-së, Armand Duka, 24-vjeçari largohet dhe nuk e takon.



Read it all at Bota Sot