Nga Tottenham te Kombëtarja

- Bota Sot

Nga Tottenham te Kombëtarja

Mesfushori Armend Muslika ka debutuar së fundmi me Shqipërinë U-17.

Në takimin ndaj Holandës e përfunduar 1:1, në kuadrin e kualifikueseve për Kampionatin Europian të kësaj grupmoshe, Muslika tregoi “arsenalin” në fushë.

Edhe pse 16-vjeçari nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës, marrja e topit, dalja nga zona të ngushta dhe driblimet plotë klas nuk munguan.

Armend Muslika po bën bujë këtë sezon me Tottenham U-18. Në Premier League U-18, edhe pse është mesfushor, numëron 9 gola dhe 2 asiste..



Read it all at Bota Sot