Kthehet portieri Amzai, Gaye lëshon edhe këtë ndeshje

- Bota Sot

Kthehet portieri Amzai, Gaye lëshon edhe këtë ndeshje

Situata në portën kuqezi para duelit me Shkupin. Amzai kthehet, Gaye humb edhe këtë ndeshje. 

Portieri i Shkëndijes së Tetovës, Astrit Amza,i është rikuperuar plotësisht dhe tashmë po stërvitet me intensitet maksimal.

"Pas dy javësh mungesë për shkak të një dëmtimi në shpinë, ai është gati për t’u rikthyer në fushë dhe pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen e së shtunës ndaj Shkupit.

Në anën tjetër, Baboucarr Gaye do të mungojë edhe këtë fundjavë.

Reprezentuesi i Gambias pësoi një distension në muskulin e pasmë të kofshës gjatë ndeshjes me Jagiellonian në UEFA Conference League dhe aktualisht po ndjek terapi dhe masa të veçanta për rikuperim.

Mungesa e dy portierëve kryesorë bëri që në ndeshjen e kaluar ndaj Makedonija Gj.P. të aktivizohej Ferat Ramani, i cili mori përgjegjësinë për të mbrojtur portën kuqezi.

Në prag të sfidës me Shkupin, rikthimi i Amzait sjell stabilitet dhe garanci më shumë për ekipin e trajnerit, ndërsa Gaye pritet të rikthehet pas përfundimit të fazës së rikuperimit", njofton Shkëndija.



Read it all at Bota Sot