Probleme për Francën, lëndohet Mbappe

- Bota Sot

Probleme për Francën, lëndohet Mbappe

Ylli i Real Madrid, Kylian Mbappé, nuk do të luajë në ndeshjen e Francës kundër Azerbajxhanit, pasi ka lënë përfaqësuesen e vendit të tij për shkak të problemeve fizike.

Sipas Federatës Franceze të Futbollit, sulmuesi po vuan nga inflamacion në kyçin e këmbës së djathtë dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore menjëherë pas kthimit në Madrid.

Kjo mungesë vjen si një goditje për Francën, e cila e konsideronte Mbappé si një nga lojtarët kyç për këtë ndeshje kualifikuese.

Franca gjendet në pozitën e parë në grupin kualifikues për Botërorin 2026 me 13 pikë dhe ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.



Read it all at Bota Sot