Ky fakt e shqetëson selektorin slloven para sfidës me Kosovën

- Bota Sot

Ky fakt e shqetëson selektorin slloven para sfidës me Kosovën

Selektori i Sllovenisë, Matjazh Kek, tha se skuadra është gati të japë gjithçka, edhe pse mungojnë Benjamin Sheshko i dëmtuar dhe Adam Gnezda Çerin i pezulluar.

Ndeshja mes Sllovenisë dhe Kosovës luhet nesër në orën 20.45 në Lubjanë, në kuadër të xhiros së pestë të Grupit B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.

Sllovenia aktualisht është në vendin e tretë me tre pikë, Zvicra kryeson me 10, Kosova vjen pas me shtatë, dhe Suedia e fundit me 1 pikë.

"Jam i kënaqur me këtë javë. 

Patëm kohë për stërvitje dhe për rigjenerimin e atyre që luajnë më shumë.

Nuk ka probleme të mëdha me lëndimet, dhe gjithashtu do të kompensojmë mungesën e Benjamin Shshkos të dëmtuar dhe Adam Gnezda Çerin të pezulluar", - tha Kek 

Ai theksoi se ndeshja me Kosovën do të jetë e vështirë. 

“Ne e respektojmë shumë cilësinë e Kosovës, por mendojmë për gjërat tona pozitive. 

Jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë, presim ndihmë nga shikuesit, por këto janë ndeshje që kërkojnë cilësi në karakter dhe në vetë fushën. 

Jam i bindur se do të jemi të mirë nesër", shtoi Kek.

Ai është i vetëdijshëm se kombëtarja ka probleme me shënimin e golave dhe kjo e shqetëson. 

"Ne japim shumë pak prej tyre në lidhje me mundësitë që krijojmë", shpjegoi ai, duke shtuar se ata dinë mjaftueshëm për kundërshtarin, "i cili është shumë i mirë në tranzicione", dhe kanë një plan të gatshëm. 

"Planet A, B dhe C”. 

Për mua, momenti i rëndësishëm është kur e ke topin dhe kur nuk e ke. Nëse e di çfarë të bësh në këtë rast, skuadra është shumë e suksesshme. 

"Por gabimet ndodhin dhe është e rëndësishme se si reagon ndaj tyre", thotë Kek.

Ai gjithashtu thotë se nuk dëshiron që lojtarët të jenë të qetë para ndeshjes.

"Dua që ata të jenë të sigurt, të guximshëm, ti përmbahen marrëveshjes, të dinë në çdo kohë çfarë të bëjnë me dhe pa top. 
Nëse dikush i merr ndeshje të tilla si presion, është në punë të gabuar. 

E kam theksuar këtë shumë herë. 

Presioni është një luftë për jetën e përditshme, por ky është thjesht sport”, tha ai.



Read it all at Bota Sot