Kosovë - Zvicër, ja kë e mbështet Xherdan Shaqiri, por tregon edhe një detaj

- Bota Sot

Kosovë - Zvicër, ja kë e mbështet Xherdan Shaqiri, por tregon edhe një detaj

Trashëgimia dykrenare e Kombëtares: Shaqiri tregon pasionin dhe identitetin e tij kosovar në Zvicër

Futbollisti nga Kosova ka folur për ndikimin e trashëgimisë së tij dhe integrimin në Zvicër.

Ai tregon se sporti jo vetëm që e mban larg rrugës së gabuar, por edhe formon karakterin dhe vetëbesimin e të rinjve.

“Mamaja ime ishte e shqetësuar sepse isha i vogël dhe luaja gjithmonë me fëmijë më të mëdhenj, por kështu mësova të qëndroja për veten time.

Shkolla më mësoi shumë, edhe pse ndonjëherë më bullizonin, ndihesha i rehatshëm dhe mësova nga fëmijët zviceranë,” shprehet ai për “srf.ch”.

Ai kujton edhe “çështjen e shqiponjës dykrenare” gjatë Botërorit 2018, provokimet e shumta nga ana serbe përmes rrjeteve sociale si dhe në stadium e kanë motivuar për të dhënë më të mirën në fushë, duke theksuar se vetëm fitorja sportive kishte rëndësi.

Ndërsa në pyetjen se për cilën kombëtare do bëjë tifo për ndeshjen Kosovë-Zvicër, ai përgjigjet: “Sigurisht që për të dyja, por do të mbështes ekipin kombëtar”.



Read it all at Bota Sot