“Boshti Moskë–Beograd–Ljubljanë”: Verçiç shpjegon luftën “delikate” të informacionit të Rusisë

- Bota Sot

“Boshti Moskë–Beograd–Ljubljanë”: Verçiç shpjegon luftën “delikate” të informacionit të Rusisë

Rusia nuk po lufton me dezinformim, por me një makineri propagande të ndërtuar për 100 vjet, paralajmëron Dejan Verçiq, drejtor i Qendrës për Marketing dhe Marrëdhënie me Publikun në Universitetin e Ljubljanës.

Në një intervistë për “Insight News”, ai thotë se ndikimi rus në Slloveni dhe Ballkan është shumë më i thellë dhe më i strukturuar sesa besohet. “Dezinformimi është i kufizuar. Rusia përdor propagandë klasike”

Sipas Verçiqit, Rusia nuk funksionon me lajme të rreme të rastësishme.

“Është gabim ta shohim si dezinformim. Rusia funksionon me konceptet e propagandës klasike, me një gamë të gjerë mjetesh që shkojnë nga propaganda e bardhë te ajo e zezë.”

Ai thekson se rrënjët e kësaj strategjie datojnë në vitet 1920, ndërsa infrastruktura propagandistike – nga agjentët te rrjetet kulturore – nuk është shpërbërë kurrë, madje është modernizuar.

Verčič shpjegon se Rusia prej dekadash kultivon në Slloveni ndjenja pansllaviste: “Jemi të gjithë sllavë” “Nuk i përkasim Perëndimit”

“Kjo ide shoqërohet nga diplomaci kulturore, shoqata miqësie, forume sllave dhe institucione që i hapin derën narrativave ruse”, thotë ai.

Sipas ekspertit, ndikimi rus në Slloveni dhe rajon kalon kryesisht përmes Serbisë dhe Republikës Srpska në Bosnje si dhe Lubjanë.

“Boshti Moskë–Beograd–Lubjanë është kanali kryesor i infiltrimit rus. Shumica e fondeve dhe narrativave vijnë nga atje.”

Ai shton se Serbia është “aleati më i afërt” i Rusisë në Ballkan, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina “pika më e dobët”.

Rusia, sipas tij, nuk depërton lehtësisht në mediat kryesore sllovene, por shfrytëzon televizione të vogla lokale e religjioze, portale alternative të financuara përmes Beogradit. influencerë që riprodhojnë narrative nga Sputnik dhe RT si dhe politikanë sllovenë që historikisht kanë pasur lidhje me Moskën

Verçiq kujton edhe rastin e dy agjentëve rusë të arrestuar në Ljubljana, duke e cilësuar Slloveninë si “qendër logjistike të vogël për operacionet ruse”.

Eksperti thotë se Rusia ka ndërtuar me dekada një makineri propagande, ndërsa SHBA dhe BE e kanë zvogëluar arkitekturën e tyre të komunikimit strategjik pas Luftës së Ftohtë.

“Rusia ka operativë, rrjete dhe përvojë 100-vjeçare. Kjo e bën propagandën e saj shumë më të fortë se çdo fushatë të zakonshme dezinformimi.”



Read it all at Bota Sot