Opinione të ndara mes legjendave të portës

- Bota Sot

Opinione të ndara mes legjendave të portës

Manuel Neuer është një legjendë e portës – dhe një “fantazmë” si portieri numër një në Kombëtaren gjermane të futbollit. Që nga dëmtimi i pasardhësit të tij, MarkAndre Ter Stegen, dhe e ardhmja e pasigurt e këtij të fundit te Barcelona, rikthimi i mundshëm i Nojerit në Kombëtare ka qenë një temë e vazhdueshme diskutimi.

Megjithatë, Oliver Kahn nuk sheh ndonjë arsye për veprim nga trajneri Julian Nagelsman, ndërsa ish-portierët e Gjermanisë e shohin situatën pak më ndryshe.

Edhe pse është afër moshës 40 vjeçare, Manuel Neuer po vazhdon të luaj në mënyrë të jashtëzakonshme për Bajernin. Situata është kjo: portieri i parë, Mark-Andre Ter Stegen, sapo është rikthyer në stërvitje pas një dëmtimi. E ardhmja e tij te Barcelona mbetet e paqartë. Sipas trajnerit të kombëtares, Julian Nagelsman, portieri duhet të ketë minuta të rregullta loje nëse dëshiron të jetë titullar për Gjermaninë në Botërorin e ardhshëm.

Ndërkohë, Nojer ka përsëritur vendimin e tij për tu tërhequr nga kombëtarja, pavarësisht të gjitha spekulimeve. Megjithatë, çdo pritje e tij shpëtimtare ngjall sërish diskutime për një rikthim të mundshëm. Kjo situatë nuk është e rehatshme për Oliver Bauman, i cili ka bërë paraqitje mbresëlënëse për Gjermaninë në mungesë të Ter Shtegenit. Për Oliver Kahn, Nojer nuk është realisht një opsion për Nagelsmanin.

“Jam me idenë që jemi në një epokë të re dhe duhet tu japim shans portierëve të rinj. Oliver Bauman nuk ka bërë asgjë gabim në portën e Gjermanisë,” deklaroi nënkampioni i botës së vitit 2002.

Parardhësi i Kahnit si portier i kombëtares, Andreas Kopke, u shpreh më qartë: “Nëse luan më i miri, atëherë patjetër po,” tha ishtrajneri i portierëve të kombëtares. Megjithatë, ai këshilloi që të mos nxitohet dhe të pritet për të parë se çfarë do të ndodh. Toni Shumaker është qartësisht në favor të një rikthimi të Nojerit:

“Nëse ai vazhdon të paraqitet si në muajt e fundit, atëherë vetëm një njeri duhet të jetë në portë për Gjermaninë në Botëror – Manuel Nojer,” tha kampioni i Europës 1990. Sipas tij, Nojer është në “formë të shkëlqyer”.



Read it all at Bota Sot