Cantona kundër të gjithëve

- Bota Sot

Cantona kundër të gjithëve

Legjenda e Manchester United, Eric Cantona, ka zbuluar se i kishte ofruar ndihmën e tij ish-klubit, por nuk është marrë aspak në konsideratë nga pronari i INEOS, Sir Jim Ratcliffe.

Në një intervistë të dhënë për ‘The Telegraph’, Cantona shprehu dëshirën e tij për të kontribuar, edhe nëse do t’i duhej të linte mënjanë projektet e veta personale:

“Kam shumë pasione e projekte të tjera, por mendova se për dy ose tri vjet mund t’i lija ndoshta mënjanë dhe të përpiqesha t’i jepja diçka këtij klubi, i cili më ka dhënë gjithçka”.

Më pas, ish-‘ylli’ francez lëshoi një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj pronarëve të rinj: “Sir Alex Ferguson krijoi një stil të mrekullueshëm futbolli ofensiv, mbi të cilin pronarët e rinj duhej të ishin mbështetur. Përkundrazi, ata e kanë shkatërruar”.

Duke folur për përpjekjen e tij për të kontaktuar drejtuesit e rinj, Cantona konfirmoi mungesën e interesit: “Ratcliffe nuk u duk i interesuar. Unë bëra atë që duhej bërë, prandaj nuk ndihem më fajtor. Bëra më të mirën time”.

Ai shtoi edhe kritika të tjera për pronarët: “Shkova në ‘Old Trafford’ sezonin e kaluar për ndeshjen kundër Manchester City-t dhe e gjeta të heshtur.

Tifozët e United preferojnë ndeshjet në transfertë, të jenë me tifozët e vërtetë, sesa të rrethuar nga njerëz që vijnë nga pjesë të ndryshme të botës vetëm për të vizituar dyqanin e fanellave. Duhet të jemi më pranë gjërave të vërteta të futbollit, pranë njerëzve që punojnë”.



Read it all at Bota Sot