Osimhen bind sulmuesin nigerian

- Bota Sot

Osimhen bind sulmuesin nigerian

Sipas mediave turke, Ademola Lookman është pranë transferimit te Galatasaray.

Sulmuesi i Atalantës, i rikthyer kohët e fundit në qendër të vëmendjes pas përplasjeve me Ivan Juriq, është bërë prioriteti kryesor i trajnerit Okan Buruk për merkato janarin.

Sipas raporteve, klubi i Stambollit i ka ofruar 28-vjeçarit një kontratë të majme prej 9 milionë eurosh neto në sezon, duke e vendosur Lookman ndër lojtarët potencialisht më të fortë të kampionatit turk.

Strategjia e Galatasaray është e qartë: së pari bind lojtarin dhe më pas negocio çmimin me Atalantën.

Në këtë negociatë, një rol kyç luan edhe shoku dhe bashkëkombësi i Lookman, Victor Osimhen, i cili po i shpjegon sulmuesit projektin teknik dhe ambiciet e klubit të Stambollit.

Gazetari Veli Yiğit raporton se Lookman ka dhënë përgjigje pozitive: “Ademola dëshiron të veshë fanellën e Galatasaray. Është një profil që i përshtatet shumë mirë stilit të tyre të lojës”, ka deklaruar ai në televizion.

Tifozët janë entuziazmuar menjëherë nga ky lajm, ndërsa tani vendimi kalon te drejtuesit e Galatasaray, të cilët duhet të arrijnë një marrëveshje me Atalantën, e cila nuk dëshiron të shesë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.



Read it all at Bota Sot