Lëndimi i Rrahmanit te Kosova, shpërthen presidenti i Napolit

- Bota Sot

Lëndimi i Rrahmanit te Kosova, shpërthen presidenti i Napolit

Presidenti i Napolit, De Laurentis, ka shpërthyer ndaj UEFA-s dhe FIFA-s si zakonisht për shkak të lojtarëve që angazhohen me ekipet kombëtare.

Këtë herë është ndalur te Amir Rrahmani, që u dëmtua më parë te Kosova dhe Frank Anguisa me Kamerunin. De Laurentis pretendon se duhet të dëmshpërblehen klubet për rastet e tilla.

“E huazova Rrahmanin dhe është kthyer i rrënuar, Anguisa është kthyer i rrënuar. Nuk mund të vazhdohet kështu.

Kur ka kampionate, duhet të shkojë deri në fund pa ndërprerje. Duhet të ketë më pak skuadra, të luhen më pak ndeshje.

Lojtarët marrin rrogë nga klubet dhe klubet duhet të kenë mundësi të vendosin nëse do t’i dërgojnë lojtarët në Kombëtare apo jo. Nëse një lojtar dëmtohet me Kombëtaren, duhet të rihapet një merkato dhe të dëmshpërblehemi.

Por duket se FIFA-s dhe UEFA-s nuk u intereson fare për kampionatet kombëtare”, u shpreh presidenti i Napolit.



Read it all at Bota Sot