Kroacia nuk ka lejuar befasi në stadiumin e Rikekës.
Kroatët shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Ishujve Faroe.
Mysafirët treguan shpirt luftarakë, por jo të denjë për befasi.
Për kroatët shënuan Gvardiol (23), Musa (57), Vllashiq (70) dhe për udhëtuesit Turi (16).
Kroacia kryeson me 19 pikë, duke lënë pas Çekinë me 13 dhe Ishujt Faroe zënë pozitën e tretë me 12 pikë në kuadër të Grupit L.
Kroacia ka siguruar biletën për në Kampionatin Botëror.