Jakupi: Keqardhje për situatën e Shkupit

- Bota Sot

Jakupi: Keqardhje për situatën e Shkupit

Shkëndija të shtunën në Strugë përballë Shkupit luan ndeshjen e xhiros së 12-të në LPFMV. Në konferencën për shtyp para ndeshjes foli Lorik Jakupi. 

Ndeshja Shkupi-Shkëndija luhet të shtunën në stadiumin “Plazhi i qytetit” në Strugë me fillim në orën 13:00. 

…ndeshje gjatë pauzës ndërkombëtare…

Lorik Jakupi: “Është e vërtetë, se kur të gjithë janë në pushim, ne duhet të luajmë. Por, kur e mendojmë pse duhet të luajmë, është se Shkëndija këtë vit ka sjellur futboll europian në Maqedoni, i ka gëzuar të gjithë tifozët.”

…skuadra…

Lorik Jakupi: “Atmosfera në ekip është shumë e mirë, vimë prej një ndeshje (Jagiellonia) pozitive në Europë. Mendoj se rezultati ishte çështje fati, por si ndeshje ishte e mirë, e luajtur dhe e luftuar në maksimum nga i gjithë ekipi.

Pastaj dueli me Makedonija Gjorçe Petrovin na dha vetëbesim shtesë, ku rezultati ishte i mirë dhe ka sjellur atmosferë shumë pozitive në skuadër”.

…Shkupi…

Lorik Jakupi: “Ne përgatitemi si për çdo ndeshje, pavarësisht se kush është kundërshtari.

E dimë që Shkupi ka probleme këtë sezon, por duhet të respektohet çdo kundërshtar dhe nuk duhet ti neglizhojmë, pasi e dimë se çfarë mund të ndodh. Ne i respektojmë dhe do të shkojmë për të fituar, për të marrë tre pikët dhe për të vazhduar rrugëtimin tonë në kampionat që të përfundojmë në krye të tabelës”.



Read it all at Bota Sot