Shkëndija me mungesa ndaj Shkupit

- Bota Sot

Shkëndija me mungesa ndaj Shkupit

Shkëndija e Tetovës të shtunën (13.00) në Strugë ndeshen me Shkupin në duelin e mbetur të xhiros së 12-të në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut

“Klisman Cake (Shqipëri), Reshat Ramadani (Maqedoni e Veriut) dhe Anes Meliqi (U21 Maqedoni e Veriut) e Nazif Ceka (U19 Maqedoni e Veriut) nuk janë pjesë e skuadrës shkaku i angazhimeve me ekipet përfaqësuese.

Ndërkohë, portieri Baboucarr Gaye vazhdon rikuperimin pas një dëmtimi në kofshë. Për Vane Kërstevskin gjysmësezoni vjeshtor ka përfunduar”, thuhet nga KF Shkëndija. 

Rikthehen:

Portieri Astrit Amzai është rikuperuar dhe është i gatshëm për lojë. 

Fakte shtesë

Shkaku i ndeshjeve europiane, kuqezinjtë duhej të shtyjnë takimet vendore.

Pauza ndërkombëtare shfrytëzohet për të zhvilluar përballjet e mbetura.

Nesër luajmë me Shkupin, të mërkurën me Tikveshin në 1/8 e finales së Kupës. 

Shkupi përballet me probleme serioze këtë sezon dhe është i fundit në renditje.

Vetëm 1 pikë në 12 ndeshje për çairasit, është efekti i këtij sezoni.



Read it all at Bota Sot